Fjalë Kyçe

Gati sa nuk vriten për prona në Kaçanik: Gjuajtje me armë dhe rrahje mes dy familjeve

Gati sa nuk vriten për prona në Kaçanik: Gjuajtje me armë dhe rrahje mes dy familjeve

Policia në Kaçanik arrestoi një të dyshuar mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar.

Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës.

Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar. Njëri prej  viktimave  kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari  dhe ka pranuar tretman mjekësorë. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës. Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishek dhe një pushkë gjuetie me 27  fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.