Fjalë Kyçe

Gattuso flet për fitoren e Milanit dhe të ardhmen e Higuainit

Gattuso flet për fitoren e Milanit dhe të ardhmen e Higuainit

Gennaro Gattuso ka komentuar fitoren e Milan-it të tij ndaj Spal-it për “Radio Rai”.

“Skuadra ka reaguar dhe ka bërë një futboll të mirë. Kemi pësuar një gol të pabesueshëm, por kemi ditur të reagojmë në  mënyrën e duhur”, tha ai.

Për merkaton: “Kemi disa limite. Nuk mund të bëjmë atë që duam. Klubi ka qenë i qartë. Fabregas? Kushton shumë. Higuain? Jeni ju që thoni se do të largohet ose që trajnerit duhet ndërruar. Nuk më ka kërkuar të largohet. Mendoj se do të qëndrojë me ne “.

Për Suso-n: “Nuk është treguar shumë i zgjuar   në rastin e kartonit të parë të verdhë. Në këtë periudhë po jepen shumë kartonë për protesta. Duhet të pranojmë atë që ndodh në fushën e lojës. Mungesa e tij për ndeshjen me Juventus? Nuk kemi shumë fat në këtë sezon”, ka përfunduar Gattuso.