Fjalë Kyçe

Gattuso flet për largimin e Higuainit, kërkon dy prurje

Gattuso flet për largimin e Higuainit, kërkon dy prurje

Trajneri i AC Milanit, Genaro Gattuso ka folur lidhur me zërat për transferimin e Higuanit tek Chelsea.

Mediet e huaja raportojnë se “Blutë” e Londrës janë të interesuar për sulmuesin argjentinas.

Por, tekniku italian mendon se Higuain nuk do të largohet nga “San Siro”.

“Një sulmues si Higuain e mbajë fortë”, tha Gattuso për mediet italiane.

Ai ka folur edhe për prurjet e reja tek “Rossonerët”. Gattuso mendon s skuadra e tij ka nevojë për një ose dy përforcime.

“Na duhen një ose dy goditje për të përforcuar grupin”, theksoi Gattuso.