Milan do të përballet me Udinesen në kuadër të javës së 30 në Serie A, shkruan GazetaAlo.
Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka folur para kësaj sfide tejet të rëndësishme.
“Kundër Udinese është një ndeshje e rëndësishme, jemi të detyruar ta fitojmë atë por duhet të jemi të përqëndruar dhe të qetë. Jam i qetë sepse në Milanello po punojmë mirë për këtë sfidë”, ka deklaruar Gattuso.
Milan – Udinese luhet nesër (e martë ) me fillim nga ora 19:00. /Gazeta Alo