Fjalë Kyçe

Gattuso tregon fajtorin për humbjen nga Juventusi

Gattuso tregon fajtorin për humbjen nga Juventusi

Milani ka pësuar humbje nga Juventusi me rezultatin 2:1, shkruan GazetaAlo.

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, ka folur në konferencë për shtyp në përfundim të ndeshjes me Juventus.

“Kemi pësuar gol për shkak të dy gabimeve që kemi bërë. Kemi luajtur mirë kundër një ekipi të madh. Pas një jave duhet të fitojmë me çdo kusht për të plotesuar objektivin tonë, që është kualifikimi në Champions League”.

Gabimi i arbitrit? VAR është një instrument që më pëlqen shumë, duhet përdorur. Mendoj se është vendosur të mos jepet penallti.

Ka patur gabime të arbitrit, por edhe ne kemi bërë gabimet tona. Mund të kishim bërë më mirë” ka dejlaruar Gattuso. /GazetaAlo.