Fjalë Kyçe

Gavi do të rinovojë kontratën me Barcën pas pushimeve – marrëveshja është gati

Gavi do të rinovojë kontratën me Barcën pas pushimeve – marrëveshja është gati

Gavi do të vazhdojë te Barcelona.

Mesfushori premtues i Barcelonës, Gavi ka zgjatur goxha shumë procesin e rinovimit të kontratës me klubin ‘Blaugrana’.

Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur megjithatë se lojtari ka pranuar tashmë kushtet e ofruara dhe do të rinovojë pasi të kthehet nga pushimet, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja është arritur dhe lojtari thuhet se do të fitojë diçka më pak sesa Ronald Araujo.

Gavi pëlqehet shumë nga tifozët e Barcës, por edhe më shumë nga selektori i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.

Loja e tij mund të zhvillohet edhe më shumë dhe ai lehtë mund të jetë nga pikat kyçe të formacionit të Xavi Hernandez.