Fjalë Kyçe

Gazetari turk me origjinë shqiptare dënohet me 27 vjet burg

Gazetari turk me origjinë shqiptare dënohet me 27 vjet burg

Gazetari turk me origjinë shqiptare, Can Dundar, është dënuar me 27 vjet burgim nga një gjykatë e Stambollit. Ai është dënuar, sepse kishte botuar dëshmi se si shërbimi sekret turk kishte furnizuar me armë terroristët e ISIS-it.

Sipas gjykatës, Dundari është dënuar për spiunazh dhe akuza të lidhura me terrorizmin. Gazetari turk kishte publikuar një video ku shiheshin policët duke ngarkuar armatim në kamionë.

Erdogani kishte reaguar, duke thënë se kamionët bartnin ndihma për grupet turkmene në Siri dhe se Dundari “do të paguante një çmim të lartë”.

Ish-kryeredaktori i gazetës “Cumhuruyit” ishte i kërkuar qe pesë vje nga drejtësia turke, ndërsa jeton në Gjermani në ekzil që nga viti 2016.

Nëna e Dundarit është me prejardhje shqiptare. Ai ka qenë ndër vite një nga gazetarët më krikë ndaj pushtetit të Erdoganit.