Fjalë Kyçe

“Gazzetta dello Sport”: Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt

“Gazzetta dello Sport”: Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt

Është thënë disa herë në media të ndryshme, por kur prestigjiozja italiane i dedikoi shkrim, atëherë vërtetësia konfirmohet zyrtarisht.

Dje, në medien prestigjioze italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se mes Napolit dhe Elseid Hysajt nuk ka diskutime për rinovimin.

“Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë”, ka shkruar media prestigjioze italiane.

Interesimi i trajnerit të Chelseas, Mauricio Sarri, për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, ndërkohë që ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar, ka bërë numrin një të klubit napolitan që të ndërpresë bisedimet me agjentin e shqiptarit për ta lënë pezull të ardhmen e tij.