Fjalë Kyçe

Gazzetta dello Sport tregon përfitimet e Juventusit

Gazzetta dello Sport tregon përfitimet e Juventusit

Gazzetta dello Sport ka analizuar së fundmi rritjen ekonomike të skuadres italiane Juventus, shkruan GazetaAlo.

Bardhezinjtë kanë një rritje të ndjeshme të fitimeve nga shitjet e fanellave dhe nga sponsorizimet.

Nga ana tjetër ka një rritje të rrogave dhe amortizimeve prej 65 mln euro e cila mbulohet nga fitimet prej transferimeve të lojtarëve.

Juve ka fituar 81 mln euro nga shitja e lojtarëve si Audero, Sturaro, Mandragora e Cerri pa prekur nivelin e ekipit.

Objektivi është vazhdimi i rritjes ekonomike dhe vetëfinancimi pasi Exor kërkon që të gjithë firmat që zotëron të mund të bejnë dicka të tillë. /GazetaAlo