Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targa mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Geci ka thënë se për herë të parë po ndahen të kënaqur të gjithë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kryeminstri Albin Kurti, Edi Rama, e Rexhep Qosja.
“Shyqyr zotit në baze te kti titulli; Aleksander Vuqiqi i knaqur, Albini Kurti i knaqur, Edi Rama i knaqur, Rexhep Qosja i knaqur. Nji herë në jetë po dalin tanë knaqu”, u shpreh ai.