Njëri ishte një hajdut gjërash të vogla, tjetri u kap me një sasi droge. Por gjykatësit Greg Pinsky në Montana të Shteteve të Bashkuara më shumë se arsyeja pse ishin në burg, shqetësoi më shumë gënjeshtra që treguan për të ulur dënimin.
Troy Nelson dhe Ryan Morris nuk njiheshin mes tyre, por për të ulur dënimin (10 vite i pari, 5 i dyti), kishin sajuar një të kaluar në forcat e armatosura amerikane që kanë luftuar në Afganistan dhe Irak.
Për këtë arsyeje, gjykatësi i dha një kusht të përbashkët, dhe të padëgjuar më parë, në qoftë se dëshirojnë lirinë me kusht.
Dy të rinjtë duhet të shkruajnë emrat e 6756 ushtarëve të rënë gjatë konfliktit në Afganistan dhe Irak.
Prej tyre, 40 kishin origjinë nga Montana. Për të gjithë 40 ata duhet të shkruajnë nga një artikull përkujtimor, plus duhet të shërbejnë në komunitet 441 orë, numrin e ushtarëve nga Montana të vrarë nga lufta e Koresë në vitet ’50.
Kushtet nuk mbarojnë këtu, për gjykatësin e rreptë. Dy të dënuarit duhet të veshin çdo vit gjatë ditës së kushtuar veteranëve, një bluzë ku lexohet “Jam një gënjeshtar. Nuk jam veteran, Vodha nderin. Kam çnderuar çdo veteran”.
Një gënjeshtër që dy kriminelët mendonin të vogël, por që vështirë do ta harrojnë.