Fjalë Kyçe

Genta Ismajli në pritje të binjakëve

Genta Ismajli në pritje të binjakëve

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak muaj.

E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.

Megjithatë, emisioni “Prive” ka kuptuar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të jo një, por dy foshnjave.

Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘babyshower’ për dy foshnjat në ardhje.