Genta Ismajli ka folur lidhur me bashkëpunimin me reperin turk.
Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm se Genta Ismajli po vjen në bashkëpunim me reperin turk, Eypio.
E këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Po ky lajm është i vërtetë. Unë dhe Eypio do të vijmë me një bashkëpunim”, ka shkruar ajo pranë fotos së shkëputur nga një artikull në një prej gazetave turke.