Genta Ismajli ka rrëmbyer një çmim në Turqi.
Këngëtarja tash e sa kohë është shpërngulur për të jetuar atje, ku edhe u njoh me të dashurin e saj të ri, shkruan Kosovarja.
Dyertë e suksesit në karrierë i janë hapur këngëtares pas bashkëpunimit muzikor me një nga artistët më në zë turq.
Genta u bë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saj të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.
Krahas kësaj ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj ekstravagante.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me perla, i çarë në të dyja këmbët, i cili i nxirrte në pah linjat trupore.
Ndryshe lidhja e Gentës me biznesmenin tur po shkon si është më së miri. Dhuratat e surprizat e shumta për këngëtaren shqiptare nuk po mungojnë.