Fjalë Kyçe

Gerrard mohon transferimin e sulmuesit te Liverpoolit

Gerrard mohon transferimin e sulmuesit te Liverpoolit

Steven Gerrard, trajneri i Rangers, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te sulmuesit të Liverpoolit, Dominic Solanke në janar, transmeton Gazeta Alo.

Mediet angleze ditë më parë raportuan se Solanke do të largohet nga “Anfield”, por ish-kapiteni i ‘The Reds’, thotë se nuk ka dëgjuar se lojtari dëshiron të largohet nga skuadra e Jurgen Klopp.

“Nuk e kam dëgjuar Dominicin se ai dëshiron të largohet nga Liverpooli”, tha Gerrard.

“Nuk e kam dëgjuar as Liverpoolin se ata duan që ai të largohet, kështu që nuk kam asgjë për të thënë për të”, theksoi ai. /Gazeta Alo/