Fjalë Kyçe

Gerrard parashikon rezultatin në finale Liverpool – Real Madrid

Gerrard parashikon rezultatin në finale Liverpool – Real Madrid

Ish-lojtari i ‘Reds’, Steven Gerrard ka parashikuar rezultatin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpool – Real Madrid.

Në Paris sot zhvillohet finalja e garës më prestigjioze për klube, Liga e Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madridi do të përballen për herë të tretë në finale të kësaj gare.

Steven Gerrard ka folur para finales, duke e parashikuar rezultatin final të kësaj ndeshje.

“Dëshiroj t’u uroj fat të gjithëve në Liverpool. Shpresoj që të arrijnë rezultatin e dëshiruar.

Shpresoj që loja të jetë e shkëlqyer dhe parashikoj një fitore 2-0 për Liverpool-in”, tha ish-kapiteni i ‘Reds’ dhe trajneri aktual i Aston Villas, përcjell lajmi.net.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet sot, në orën 21:00