Fjalë Kyçe

“Gërrnaqi” që nuk mund të vijë në Kosovë, uron nga Austria

“Gërrnaqi” që nuk mund të vijë në Kosovë, uron nga Austria

Shumë bashkëatdhetarë nga vendet e ndryshme të botës ia mësyen Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit.

Shumë nga ta u përballën me pritje të gjata në pikat kufitare, madje edhe deri në 10 orë.

Por, disa nuk kanë pasur mundësi të vijnë për arsye të ndryshme.

Një bashkëatdhetar që jeton në Austri ka zgjedhur një urim interesant për festën e vitit të ri.

“Ne gërrnaqat” mbetëm pa ardhë në Kosovë. Gëzuar 2021 të gjithë “gërrnaqave që s’kanë mundur për të shkuar në vendlindje dhe të gjithë Kosovës. Gëzuar 2021”.