Fjalë Kyçe

Gërvalla në takim me deputetë gjermanë, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE

Gërvalla në takim me deputetë gjermanë, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja thuhet se ajo i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

“Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës, duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.