Arsim Gërxhaliu i cili deri tash ka mbajtur pozitën e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, nuk i është vazhduar kontrata.
Për këtë Gërxhaliu i ka thënë KOHËS se ende nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.
Ai ka thënë se megjithatë i është kërkuar ta vazhdojë angazhimin e tij në komisione qeveritare për të pagjeturit.
“Me 18 më ka përfunduar zyrtarisht kontrata. Ende nuk jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, megjithatë jozyrtarisht më është thënë se duhet të vazhdoj në të gjitha komisionet qeveritare për të pagjeturit deri në zgjidhjen e statusit tim. Mosvazhdimi i kontratës është bërë me arsyetimin e ndërrimit të ligjit se kalimit të IML-së nga shërbyes civil në shërbyes publik”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se është takuar me Flutura Gogaj e cila e ka marrë tashmë këtë detyrë dhe të njëjtës i ka ofruar ndihmë dhe bashkëpunim lidhur me kryerjen e detyrave.