Fjalë Kyçe

Gëzim i madh në Klinë: Shërohet pacientja zero me coronavirus në Kosovë

Gëzim i madh në Klinë: Shërohet pacientja zero me coronavirus në Kosovë

Pacientja e parë e prekur në Kosovë me coronavirus ishte nënshtetasja italiane që kishte punuar në Klinë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka konfirmuar se pacientja në fjalë tashmë rezulton e shëruar nga coronavirusi.

“Është një lajm tepër i gëzueshëm për ne që jetojmë në Klinë. I falënderoj qytetarët e Klinës që kanë zbatuar në përpikmëri rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se nuk mund të flitet për kalim rreziku në këtë komunë, por shton se një vatër e coronavirusit tashmë është shuar me shërimin e plotë të pacientes.

“Të gjithë anëtarët tjerë të kampit [ku ka punuar e infektuara] kanë rezultuar negativ, dhe me vet shërimin e pacientes mund të konsiderojmë se një vatër është shuar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës thotë se për fat të mirë edhe kontaktet tjera që ka pasur personi i infektuar janë testuar se të gjithë kanë rezultuar negativ nga COVID-19.

“Gjendja në Klinë është stabile, por ne nuk guxojmë të pasivizohemi pasur parasysh se jemi në kufi edhe me Komunën e Malishevës ku ka shumë të prekur”, tha ndër të tjera Hekuran Sejdiu.

Ndër të shëruarit nga Coronavirusi, edhe vajza italiane nga Klina

Ndër të shëruarit nga Coronavirusi, edhe vajza italiane nga Klina

Gepostet von Zyra e Ankesave am Mittwoch, 1. April 2020