Ahengu ka filluar, mysafirët tashmë kanë zënë vendet e tyre dhe muzika po jehon.
I Zoti i shtëpisë, Halil Hamzaj dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani, janë nikoqir të ngjarjes që po gjen hapësirë të madhe në media.
Djali i çiftit në fjalë, dikur fotograf e tani biznesmen, është martuar me modelen Gëzime Krasniqi, shkruan “Kosovarja”.
Njëjtë si në fejesë, edhe sonte Gëzimja ka vendosur të shfaqet me kaçurrelat natyrale, që i shkojnë shumë.