Fjalë Kyçe

Gianni De Biasi bëhet me skuadër të re

Gianni De Biasi bëhet me skuadër të re

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa punë që pas largimit nga Alavesi në Spanjë.

Ish-trajneri i kombëtares kuqezi nuk ka arritur të stabilizohet në një projekt të qëndrueshëm që prej atij momenti. Emri i tij lakohet shpesh, sapo del ndonjë variant në ndonjë ekip në Itali.

Italiani ndodhet në listën e trajnerëve që mund të marrin Hellas Veronën në Serie B.

Ekipi italian nuk ia doli të ngjitej direkt në Seriea A dhe tashmë rrezikon dhe vendin në play-off, kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë një emër të ri.

Tekniku 62-vjeçar është në garë me Zdenek Zemanin (i favorizuari për të marrë drejtimin), Alfredo Agliettin dhe Alberto Malesanin.

Emri i De Biasit u shfaq dhe për stolin e kombëtares së Indisë pak ditë më parë.