Fjalë Kyçe

Gili ka disa fjalë për djalin e madh

Gili ka disa fjalë për djalin e madh

Këngëtarja e njohur Fevzije Konushevci apo siç e njohim te gjithë me emrin artistik “Gili” është një nga emrat më të popullarizuara në tregun muzikor.

Në çdo projekt kujdeset të sjellë diçka të re së bashku me mbështetjen e bashkëshortit të saj tekstshkruesit të njohur Ilir Berani , shkruan “Kosovarja”.

Të dy përbëjnë një çift mjaftë simpatik e shumë të dashur nga publiku shqiptar, ku nuk mohohet as privatësia e tyre për të cilët gjithmonë janë gojëhapur lidhur me risitë nga këta të dy dhe dy djemtë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Gili tregojë se është ditë mjaftë e veçantë në familjen e tyre pasi ka ditëlindjen djali i madh i cili mbushi plotë 29 vite jetë.

Nuk kishte si të mungonte urimi më i bukur nga ana e saj, e cila si gjithmonë edhe kësaj radhe shkroi fjalët më të ëmbla që ekzistojnë.

“Sot 29 vite më parë erdhe ti BIRI IM i parë ROBERT për të më mësuar se në këtë jetë ja vlenë për të jetuar e sakrifikuar për një djalë si ti!Ti je lumturia e krenaria e mamit babit dhe vëllaut tënd Redonit !I bëfsh 100”, ishte mbishkrimi i imazhit.

https://www.instagram.com/p/CA4aa6xD90d/?utm_source=ig_embed