Fjalë Kyçe

Ginter kërkon ta ndalë Cristiano Ronaldon

Ginter kërkon ta ndalë Cristiano Ronaldon

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Mattihas Ginter, është i gatshëm të përballet me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka bërë të ditur se do t’i analizojë lëvizjet e Ronaldos dhe do të synon ta ndalë yllin portugez.

“Kam luajtur kundër tij dhe ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, ka një përvojë të jashtëzakonshme, shënoi dy gola në ndeshjen e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm por jo vetëm nga ai. Kam parë disa nga ndeshjet e fundit dhe jam duke i mësuar lëvizjet e tij. Portugalia ka një skuadër shumë të fortë me lojtarë tejet cilësor”, ka deklaruar Ginter.

Ndeshja Portugali – Gjermani, zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.