Fjalë Kyçe

Gjahtari nga Mississipi vret krokodilin monstër që friksonte banorët prej 80 vitesh

Gjahtari nga Mississipi vret krokodilin monstër që friksonte banorët prej 80 vitesh

Një gjahtar nga Mississipi publikoi në rrjetet sociale disa foto, ku tregon se ka vrarë një krokodil gjigand në një liqen në jug të Floridas.

Krokodili 4 m i gjatë që peshonte më shumë se 400 kg dyshohet se jetonte prej më shumë se 80 vitesh në ujërat e liqenit dhe ishte një shqetësim për banorët e zonës, pasi shpesh herë ushqehej me bagëtitë e tyre.

Doug Borries, një gjuetar me përvojë që zotëron televizionin Dynamic Outdoors e shfaqi prenë e tij në faqen e tij në Facebook pasi e kishte njoftuar një mik, transmeton a2cnn. Ai ka grumbulluar nëntë rekorde botërore dhe 36 rekorde shtetërore për arritjet e tij si në gjueti ashtu edhe në peshkim.