Fjalë Kyçe

Gjakova e humb garën për të bronztën në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”

Gjakova e humb garën për të bronztën në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”

Përveç Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ishte pjesëmarrëse në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.
Për dallim nga Distria, Gjakova nuk arriti që të kurorëzohet me medalje, pasi që e humbi ndeshjen për medaljen e bronztë të këtij turneu.

Nora u mposht në raundin e dytë të repesazhit nga xhudistja e Koresë së Jugut, Huh Mimi, përballje kjo që i takonte kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në rrugëtimin e saj në këtë turne, Nora Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten polake, Julia Kowalczyk.

Në çerekfinale, Gjakova pësoi humbje nga francezja, Sarah Leonie Cysique, ku më pastaj garën e vazhdoi në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Nora e mposhti xhudisten britaneze, Lele Nairne, kurse në raundin e dytë, respektivisht në ndeshjen për medaljen e brozntë u mposht nga koreano-jugorja, Huh Mimi.