Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj F.R i cili e mbajti vajzën e tij 10 vjeçare lidhur me zinxhirë.
Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zinxhirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.
I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.