Fjalë Kyçe

Gjakovë: E reja humb foshnjen gjatë lindjes, vjehrri i thotë policisë se fajin e kishin mjekët

Gjakovë: E reja humb foshnjen gjatë lindjes, vjehrri i thotë policisë se fajin e kishin mjekët

Rasti ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, shkruan Gazeta Metro.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, një ankues mashkull i ka thënë policisë se si pasojë e trajtimit jo të mirë mjekësor, nusja e djalit të tij gjatë lindjes ka humbur foshnjën e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i foshnjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë i policisë:

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Gjakovë 03.07.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo te mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.