Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj C.I, shtetas i Shqipërisë për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
I dyshuari më 7 korrik të vitit të kaluar në fshatin Bardhaniq të Gjakovës me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij, (burrin e kushërirës), ku përderisa tani i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ku e përdorë për ta hapur derën e dhomës, dhe e godet atë me thikë disa herë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Ai po ashtu e ka plagosur me thikë bashkëshortën e viktimës D.M (kushërirën e tij), dhe djalin e viktimës M.M.
“Në dhomën e gjumit ishte prezent edhe bashkëshortja e tij, D.M, ku i pandehuri e godet edhe atë me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.Gjithashtu i njëjti shkon edhe në dhomën tjetër ku ishte prezent djali i viktimës, M.M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me këto veprime i pandehur ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri C.I., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”.