Fjalë Kyçe

Gjakovë: Gruaja bie pre e mashtrimit, ia dha 10 mijë euro “shokut” të Facebookut

Gjakovë: Gruaja bie pre e mashtrimit, ia dha 10 mijë euro “shokut” të Facebookut

Një grua ka rënë pre e mashtrimit përmes rrjeteve sociale.

Klankosova.tv mëson se 57-vjeçarja ia kishte dhënë 10 mijë euro një personit që e kishte njohur në Facebook.

I dyshuari i ishte prezantuar viktimës si një kompleksi të banesave dhe se do t’ia kthente paratë asaj posa ta shiste një nga banesat.

Ai ka arritur të marrë paratë pasi viktima ia kishte dërguar atij paratë në disa pjesë.

I dyshuari ia kishte kërkuar paratë asaj kinse për një sëmundje.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Policia e Kosovës.

Klankosova.tv është në pritje të detajve edhe nga ana e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.