Një person i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore, biznes familjar, në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15 në rrugën “Urim Bytyqi”.
“Viktima ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha ai.
Lidhur me rastin është intervistuar babai i personit të mitur.