Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Gjakovë.
Policia thotë se ka arrestuar një grua pasi ka rrahur djalin e saj të mitur, e cila pastaj pas intervistimit është liruar.
“Gjakovë 05.12.2025-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.