Policia ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Moglicë të Gjakovës mbrëmë rreth orës 19:30.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.