Fjalë Kyçe

Gjakovë: Vidhen kabllot e klimave në objektin e KEDS-it

Gjakovë: Vidhen kabllot e klimave në objektin e KEDS-it

Një person është ankuar se në një objekt të KEDS-it, persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot.

Teksa sipas tij, kanë vjedhur edhe kabllo tjera me vlerë të madhe.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt të KEDS-it persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot, po ashtu kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.