Fjalë Kyçe

Gjasat minimale për vazhdim kontrate: Valmir Sulejmani afër largimit nga Hannover 96

Gjasat minimale për vazhdim kontrate: Valmir Sulejmani afër largimit nga Hannover 96

Gjasat që Valmir Sulejmani të rinovojë kontratën e tij me Hannover 96 janë minimale.

Sulmuesi kosovar do të mbetet pa kontratë gjatë vers, dhe bisedimet me Hannover nuk shkojnë sipas planeve.

Valmiri nuk ka startuar asnjëherë me Hannover këtë edicion dhe ka luajtur në vetëm 3% të minutave të mundshme, përcjell lajmi.net.

Kjo shpjegon më së miri situatën në të cilën gjendet sulmuesi, i cili sipas mediave gjermane, është në prag të largimit nga 96.

Aktualisht ai shihet si sulmuesi i katërt apo pestë në hierarki të Hannover.

Lojtari së fundmi është stërvitur i veçuar, pas një problemi muskulor që i është paraqitur. Mbetet të shihet nëse Sulejmani do të pres skadimin e kontratës apo do të bëjë ndonjë lëvizje pa përfunduar merkatoja.