Fjalë Kyçe

Gjashtë futbollistë të Renovës dhe Shkëndijës të prekur nga koronavirusi

Gjashtë futbollistë të Renovës dhe Shkëndijës të prekur nga koronavirusi

Rinisja e kampionatit në Maqedoni i paraparë për me 14 apo 21 qershor me siguri do të anulohet pasi që katër futbollistë nga Renova dhe dy futbollistë të Shkëndijës kanë rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus.

Renova dhe Shkëndija kanë anuluar treningjet, ndërsa të infektuarit ndodhen në izolim. Klubet presin udhëzime nga Instituti për Shëndet Publik dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Informacionin se ka të infektuar në Renovë dhe Shkëndijë në faqen në ‘Facebook’ e shpërndau Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë.

“Sot për fat të keq nuk kemi lajm të mirë. Pas testimeve të djeshme në dy klubet tetovare, Renova dhe Shkëndija kemi raste pozitive me Covid-19”, shprehen nga sindikata.

Për këtë shkak, thuhet në njoftim, trenigjet e këtyre dy klubeve janë anuluar ndërsa emrat e të infektuarve janë dorëzuar në KF Renova dhe KF Shkëndija gjatë ditës së sotme.