Fjalë Kyçe

Gjashtë lokacione në Viti shpallen vatra të përhapjes së koronavirusit

Gjashtë lokacione në Viti shpallen vatra të përhapjes së koronavirusit

Gjashtë lokacione në Viti janë shpallur sërish vatra të përhapjes së infeksionit.

Ndonëse nuk është dhënë arsyeja për një vendim të tillë, fshatrat për të cilat është marrë një vendim i tillë janë: Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti.

“Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë serish shpallë lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti si vatëra të përhapjes së infeksionit.

Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet: Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit.

Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Për më shumë shikoni vendimin e bashkangjitur.