Fjalë Kyçe

Gjashtë milionë euro për katër kilometra autostradë në Deçan

Gjashtë milionë euro për katër kilometra autostradë në Deçan

Në dalje të Deçanit për në Gjakovë, të premten, është përuruar nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, që shtrihet në segmentet rrugore të rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Luan Haradinaj”, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i rrugës me dy korsi, që kalon nëpër qytet, prej “Urës së Demës” nga drejtimi i Pejës në hyrje të Deçanit, e deri përtej fshatit Cerrabreg, në dalje të Deçanit në drejtim të Gjakovës. Gjithsej janë rreth 4 kilometra gjatësi, dhe përveç zgjerimit të rrugës, ky projekt parasheh ndërtimin e parkingjeve përgjatë rrugës, katër rrethrrotullime rrugore, trotuare, ndërtimi nën rrugë i sistemit të kanalizimit e ujësjellësit, ndriçimi i rrugës, një shteg gjelbërues dhe kanalet atmosferike.

Projekti në vlerë prej 5 milionë e 884 mijë eurosh do të bashkë financohet nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës.