Fjalë Kyçe

Gjashtë nga të lënduarit afër konvikteve, njëri është në gjendje të rëndë

Gjashtë nga të lënduarit afër konvikteve, njëri është në gjendje të rëndë

Gjashtë persona janë lënduar në mëngjesin e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Ata janë dërguar për në Emergjencë për t’u trajtuar.

Në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, theksoi se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Njëri është në gjendje të rëndë, i kyçur në aparat për asistencë të respiratorëve. Kurse pesë janë me lëndime, por gjendje e tyre është stabile”