Fjalë Kyçe

Gjashtë raste të reja me koronavirus gjatë ditë së sotme

Gjashtë raste të reja me koronavirus gjatë ditë së sotme

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.

Të martën janë testuar 294 mostra.

Në total, deri tash në Kosovë janë regjistruar 1269 raste pozitive. 912 persona janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.