Fjalë Kyçe

Gjashtë skuadra të interesuara për shqiptarin që luan te Barcelona

Gjashtë skuadra të interesuara për shqiptarin që luan te Barcelona

Gjashtë klube janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e ri të Barcelonës, Rey Manaj.

Sipas goal.com shqiptari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por Barca mund të pranojë oferta deri në 6 milionë euro.

Klubi po e vuan krizën financiare, por nuk duan të ndahen përfundimisht nga shqiptari.

Ata duan që në çdo marrëveshje që bëjnë të përfshihet një klauzolë për riblerjen e tij.

Cagliari, Rayo Vallecano, Almeria, Freiburg, Fenerbahce dhe Anderlecht janë klubet në kërkim të Manaj.

Klub të nivelit të lartë që do ta lejonin shqiptarin të tregonte aftësitë e tij.