Fjalë Kyçe

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 20.09.2020, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar një informacionin lidhur me shkaktimin e një aksidenti me lëndime dhe dëme materiale ne rrugën magjistrale Prishtinë-Podujeve, konkretisht ne fshatin Lupç. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal njësia policore, si dhe është njoftuar emergjenca e cila po ashtu ka mbërri ne lokacion. Sipas informacioneve fillestare, dy automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe raportohet se 6 persona kane marr lëndime trupore. Njësitë kompetente të trafikut rajonal janë duke kryer procedurat hetimore dhe po kryejnë vendshiqimin. Njeri shirit i rrugës është mbyllur deri ne kryerjen e procedurave te nevojshme dhe matjeve nga trafiku rajonal i Prishtinës, por kompletim të mëtejmë të rastit”, tha Hoxha.