Fjalë Kyçe

Gjashtë vjet e gjysmë burgim për kosovarin që e vrau bashkëshorten me “lugë këpucësh”

Gjashtë vjet e gjysmë burgim për kosovarin që e vrau bashkëshorten me “lugë këpucësh”

Kosovari Edmir R. (67) është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim. Pas vuajtjes së dënimit ai duhet të largohet nga Zvicra e të kthehet në vendlindje Kosovë, ku ende e ka një shtëpi.

Kështu ka vendosur Gjykata e Qarkut në St.Gallen sot, raporton “Blick”. Pesë fëmijët e tij – gati të gjithë kanë krijuar familjet e tyre – ai duhet t’i lë në Zvicër.

Ai akuzohet se më 2 prill të vitit të kaluar e ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij Vlorën, që ishte 60-vjeçare, e cila ka vdekur nga plagët e mara. Sulmi kishte ndodhur pas 40 vjetëve martesë.

Më bizare sulmi, sipas prokurorëve të St. Gallenit ka ndodhur me një lugë këpucësh. Gati 30 herë thuhet se ai e ka goditur bashkëshorten në kokë me të, dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë.

“Më vjen keq, e humba kontrollin. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së bashkëshortes sime”, tha Edmiri sot në gjykatë.

Edmir R. kishte shpërthyer, pasi bashkëshortja ia hodhi një thes me tesha të palara dhe e shau, duke thënë se është një njeri i pistë. Po ashtu e kishte quajtur homoseksual e budalla, siç është thënë në Gjykatë.

E siç u tha pak minuta para se të ndodhte kjo, ajo kishte hedhur sërish gjërat në larësen e enëve, duke thënë se ai i preku me duart e pista. Aty e humbi Edmir R. kontrollin dhe e mori lugën e këpucëve, që gjendej afër derës së shtëpisë dhe e sulmoi.

Që kur vajza e fundit ishte larguar nga shtëpia dy vjet e gjysmë më parë, u tha se Edmiri vazhdimisht është dashur të duronte fyerje të tilla. Dhe atë çdo ditë. Pesë gjyqtarët e vlerësuan si të dëshmuar këtë abuzim.

Gjyqtarja në kumtimin e vendimit tha: “Gjykata e sheh si të dëshmuar, se i akuzuari një kohë të gjatë është fyer nga bashkëshortja dhe turpëruar. Por viktima ka vuajtur nga goditjet dhe sulmi ishte brutal”.

Fëmijët në Gjykatë refuzuan të marrin pjesë në proces si paditës privatë kundër babait të tyre.
“Ata janë plotësisht prapa babait të tyre, pasi e dinin, se nëna e tyre e ka terrorizuar atë”, ka thënë avokati mbrojtës Theodor Seitz.

Me dënimin ai nuk është pajtuar dhe do t’i propozojë klientit për të bërë ankesë për në shkallën tjetër.

Ndonëse e ka pranuar se klienti i tij ka vepruar në afekt, por se ishte vrasje pa paramendim.

Por ai thotë se dënimi është tepër i madh.

(Gazeta zvicerane “Blick” ua ka ndërruar emrin personave për ruajtje të identitetit)