Fjalë Kyçe

Gjashtë xhirot e fundit, këto janë ndeshjet e Feronikelit, Prishtinës dhe Llapit

Gjashtë xhirot e fundit, këto janë ndeshjet e Feronikelit, Prishtinës dhe Llapit

Lufta për titull të kampionit po bëhet gjithnjë e më interesante në fazë kur kampionati po shkon drejt fundit.

Tashmë kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për të luajtur dhe diferenca e pikëve ndërmjet tri skuadrave të kreut është vetëm dy.

Feronikeli e Prishtina në dy pozitat e para kanë nga 62 pikë, kurse Llapi si i treti ka dy më pak.

Deri në fund pritet të zhvillohet garë e jashtëzakonshme, teksa gjërat mund të definohen nga xhiro 30 kur këto tri ekipe nisin të luajnë ndërmjet vete.

Këto janë ndeshjet e këtyre tri ekipeve deri në fund të kampionatit.

Java 28

KEK-u – Feronikeli

Gjilani – Prishtina

Drenica – Llapi

Java 29

Llapi – Drita

Prishtina – Drenica

Feronikeli – Gjilani

Java 30

Drenica – Feronikeli

Drita – Prishtina

Llapi – Trepça ‘89

Java 31

Prishtina – Llapi

Feronikeli – Drita

Java 32

Llapi – Feronikeli

Prishtina – Trepça ‘89

Java 33

Feronikeli – Prishtina

Flamurtari – Llapi