Fjalë Kyçe

Gjashtë xhudistë kosovarë marrin pjesë në Zagreb të Kroacisë

Gjashtë xhudistë kosovarë marrin pjesë në Zagreb të Kroacisë

Nga nesër fillon kompeticioni i xhudos në Zagreb të Kroacisë.

Këtë javë Federata Kroate e Xhudos do të mirëpresë mbi 480 atlet për Open Europian që nis nga nesër më 1 maj deri më 2 maj, shkruan IndeksOnline.

Në këtë GrandSlam do të marrin pjesë 33 shtete, përfshi edhe Kombëtaren e Kosovës në xhudo.

Trajneri Driton Kuka, me vete ka marrë gjashtë xhudistë: Arbër Kullashi, Shpati Zekaj, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Fationa Kasapi dhe Laura Fazliu.

Vitin e kaluar, Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë.