Fjalë Kyçe

Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 269 raste të reja me koronavirus

Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 269 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 269 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 4 mijë e 492 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, edhe 25 persona janë shëruar nga ky virus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757. Në total numri i rasteve aktive është 1.903.