Një grua nga Tajlanda është surprizuar teksa ecte në plazh, ndërsa ka gjetur një grumbull të vjellash balene me vlerë 260 mijë dollarë.
Ky fat i mrekullueshëm i ka rënë 49-vjeçares së identifikuar si Siriporn Niamrin. Grumbulli i të vjellave të balenës kishte dalë në breg pas stuhisë, teksa peshonte shtatë kilogramë dhe ishte 30 centimetra i gjerë dhe 60 centimetra i gjatë.
Siriporn aktualisht po pret të vizitohet nga ekspertët të cilët duhet të konfirmojnë se është ambergris, një përbërës që i hidhet parfumit, teksa lejon aromën të qëndrojë shumë më gjatë.
Ambergris prodhohet nga balenat kur kanalet e tyre biliare në traktin tretës krijojnë sekrecione për ta bërë tretjen më të lehtë. Më pas balenat vjellin mukusin, i cili ngurtësohet dhe noton në formë gunge në sipërfaqen e detit.