Derisa liderët lavdërohen për investime në arsim, disa nga shkollat tona janë në gjendje të mjerueshme. Aktivisti Fitim Muçolli ka publikuar disa fotografi të ambienteve shkollore në komunën e Podujvës.
Ky është postimi plotë i tij:
Komuna në ‘gjumë’ gjatë pushimit veror, nxënësit rikthehen në objekte shkollore qindra vjeçare e të dëmtuara
Ketë javë dëgjuam mjaftë urime e lëvdata për fillimin e vitit të ri shkollor. Por ku do të mësojnë këta nxënës?
Objekte të vjetra qindra vjeçare, banka e karrige të dëmtuara, dyer e dritare që mezi hapen e mbyllen, kjo është pamja me të cilën u përballen edhe ketë vit filloristet në komunën e Podujevës.
Edhe ata qe filluan klasën e parë duket se ndryshuan përceptimin për shkollën sapo hynë e panë ketë gjendje. Nëse jo ndërtim të objekteve të reja, komuna gjatë verës mund të rinovonte ato por zgjodhi ‘gjumin’.
Fotografitë më poshtë janë realizuar në njërën prej shkollave të komunës sonë.