Fjalë Kyçe

Gjenden fëmijët e zhdukur në Bardhosh, ata gëzojnë shëndet të plotë

Gjenden fëmijët e zhdukur në Bardhosh, ata gëzojnë shëndet të plotë

Tre fëmijët që u raportuan të zhdukur sot në Bardhosh, janë gjetur shëndosh e mirë. Sipas lajmërimit, ata nga ora 08:00 e mëngjesit kishin shkuar për peshkim, mirëpo që nuk ishin lajmëruar më, shkruan lajmi.net.

Gjetjen e tyre e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

“Në orën 14: 00 një prind nga Bardhoshi i ka lajmëruar tre fëmijët e tij të zhdukur. Para pesë minutash janë gjetë, për me pa se ku kanë qenë dhe pse s’kanë qenë nga mëngjesi në shtëpinë e tyre, ata janë duke u dërguar në stacionin policor për intervistim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Se fëmijët janë gjetur shëndosh e mirë, e kanë konfirmuar edhe të afërm të familjarëve të cilët kanë shkruar në adresë të lajmi.net pas raportimit.