Fjalë Kyçe

Gjenden mangësi në pensionet e dyfishta dhe pensionet për personat e punësuar

Gjenden mangësi në pensionet e dyfishta dhe pensionet për personat e punësuar

Vendimi i fundit i qeverisë për vitin 2018, i datës 28 dhjetor, kishte gëzuar pensionistët e TMK-së e FSK-së.

Lejimi i pensioneve të dyfishta për ish-pjesëtarët e TMK-së e FSK-së, ishte bërë nën arsyetimin që një praktikë e tillë të vazhdojë deri në interpretimin përfundimtar të ligjeve për skemat sociale nga institucioni i ngarkuar me këtë kompetencë.

Por, që të kërkohet një interpretim i tillë, kishte qenë rekomandim i Zyrës Kombëtare të Auditorit.

KTV-ja ka parë një letër që ndihmës-auditorja e Përgjithshme, Emine Fazliu, i kishte nisur Sekretarit të Ministrisë së Punës, Izedin Bytyqi, më 24 dhjetor, e në të cilën paralajmërohet se dy prej problemeve që janë evidentuar viteve të fundit, ai me pensionet e dyfishta dhe pensionet për personat e punësuar, do të jenë edhe në raportin për vitin 2018, që pritet të publikohet.

Dhe, duke e marrë parasysh që gjetjet e tilla ishin përsëritur ndër vite, kishin këshilluar qartësimin e legjislacionit te një institucion i ngarkuar me këtë kompetencë.

KTV-ja ka kërkuar një përgjigje dhe intervistë për këtë nga ministri i Punës, Skënder Reçica, por nuk marrë përgjigje pozitive nga zyra për media e kësaj ministrie.

Nevojën për eliminimin e legjislacionit dykuptimësh dhe përfshirjen e skemave sociale në një ligj, Blendi Hasaj, hulumtues në institutin GAP, e arsyeton me mjetet financiare që ndahen për dy prej kategorive.

E FSK-së e TMK-së, në nëntorin e vitit të kaluar, protestuan brenda ministrisë, pasi u ishte ndalur njëri prej pensioneve që ata përfitonin.

Kjo ministri tashmë është në fazat e para të nxjerrjes së legjislacionit të ri, me synim nxjerrjen e një ligji bazik për të eliminuar ligjet e veçanta për secilën prej kategorive përfituese.